Nishani krerëve të institucioneve: Askush të mos sulmohet

Nishani krerëve të institucioneve: Askush të mos sulmohet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  zhvilloi  një takim pune me krerët e institucioneve kushtetuese. Takimi u zhvillua  në presidencë në orën 11.00. Të pranishëm në takim ishin, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kryetari i KLSH-së Bujar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  zhvilloi  një takim pune me krerët e institucioneve kushtetuese. Takimi u zhvillua  në presidencë në orën 11.00.

Të pranishëm në takim ishin, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së Zana Xhuka.

Nishani tha se arsyeja e thirrjes se kësaj mbledhje është përballimi demokratik i kësaj periudhe tranzitimi të pushtetit. Ky tha Nishani,  është mesazhi im kryesor sot për ju dhe për të gjithë trupën institucionale që ju përfaqësoni. “Zgjedhjet provuan një maxhorancë të re politike, të cilës i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj.”- theksoi Presidenti.

Nishani po ashtu bëri thirrje edhe për vazhdimin e reformave nga këto institucione pavarësisht ndërrimit të maxhorancës, dhe synimeve që ajo mund të ketë.

“Reformat strukturore që janë nisur dhe që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë filluar të japin frute në trasnparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurencës nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje. Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta. Kjo do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë së ardshme por do të krijonte një mundësi bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta.”- tha Nishani.

Gjithashtu kërkoi punë me përkushtim për një shtet të bazuar tek ligji, ndërsa kërkoi prej institucioneve që të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar