Presidenti italian mesazh Presidentit Nishani

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i rizgjedhur i Italisë, Giorgio Napolitano.

Në mesazn shkruhej:”I prita me kënaqësi urimet e juaja me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë. Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhënien midis dy vendeve tona. Kam besim dhe ndjehem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive instuticionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.

Në këtë mesazh Presidenti Italian shpreh kënaqësi nga marrja e ftesës së Presidentit Nishani pët të vizituar vendin tonë. Ndër të tjera ai konfirmon se do ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.

/Shkëndije Curri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here