Presidenti firmos sot dekretin për buxhetin

0

Presidenti Bujar Nishani pritet të firmosë sot dekretin e hyrjes në fuqi të buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale.

Vetë institucioni i Presidencës ishte një prej institucioneve që shprehën pakënaqësitë për projektbuxhetin, duke kërkuar një shtesë prej 40 milionë lekësh për vitin e ardhshëm.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Financave ra dakord për t’i shtuar Presidencës 20 milionë lekë, si dhe për t’i mbuluar përmes fondit rezervë disa prej shpenzimeve që do të kryejë gjatë vitit 2014. Shuma prej 20 milionë lekësh qëndroi në fuqi edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here