President i Republikës së Sllovenisë, vizitë në Kosovë

0

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot për vizitë shtetërore në Republikën e Kosovës vjen presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Presidentja Jahjaga do ta presë Presidentin Pahor me ceremonitë më të larta shtetërore.

Përveç takimit me Jahjagen, presidenti Pahor do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pastaj drejtues të tjerë të institucioneve të Kosovës, si dhe me drejtues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Edhe policia ka njoftuar se me rastin e vizitës presidenti Pahor, Policia e Kosovës do të bëjë përcjelljen dhe ofrimin e sigurisë për personalitetin në fjalë dhe eskorten e tij. “Me qëllim të arritjes së realizimit të agjendës gjatë qëndrimit në Kosovës, njësitet policore të komunikacionit rrugor, kohë pas kohe në rrugë të ndryshme të kryeqytetit do të nderprejnë komunikacionin rrugor për qarkullim në periudha kohore të shkurta dhe do ta riorientojnë në rrugë alternative”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here