“ Pranvera frankofonike muaji mars troket ndryshe në Shqipëri”

 Nga filmat francezë tek gastronomia , aktivitete kulturore organizohen tashmë kudo në Shqipëri. Muaji mars sjell kulturën franceze falë vëmendjes së ambasadës franceze për vendin tonë. “Pranvera e frankofonisë në Shqipëri” është një mundësi për të gjithë Shqiptarët që të zbulojnë,njohin dhe dallojnë një sërë larmishmërish idesh dhe vlerash Franceze përgjatë të gjithë muajit. Nga

 Nga filmat francezë tek gastronomia , aktivitete kulturore organizohen tashmë kudo në Shqipëri.

pranvera Frankofone

Muaji mars sjell kulturën franceze falë vëmendjes së ambasadës franceze për vendin tonë. “Pranvera e frankofonisë në Shqipëri” është një mundësi për të gjithë Shqiptarët që të zbulojnë,njohin dhe dallojnë një sërë larmishmërish idesh dhe vlerash Franceze përgjatë të gjithë muajit.

Nga shfaqjet teatrale, filmat, muzika deri tek gastronomia , çdo ditë e muajit mars do të përcillet ndryshe , ku finesa parisjene do të jetë shoqëruesja e këtij muaji për ju . Drejtoresha e Arkivit  Qendror  Shtetëror të Filmit  , Iris Elezi ka një ftesë për të gjithë të interesuarit që kanë vullnet të bëhen pjesë e tij.

“Tjetër pjesë e mbrekullueshme  e çfarë Franca i  ka ofruar botës  është pikërisht  kinemaja .Arkivistja thotë se nuk ka filma të vjetër apo të rinj , ka vetëm filma që ikemi parë ose nuk i kemi parë.Falenderoj edhe një here bashkëpunimin me Frankofoninë në Shqipëri ,sepse do të keni mundësinë të shikoni katër filma që do ju bëjnë të mendoni .Pavarësisht të gjithave ju lutem  ejani , në 6:30 çdo të premte në Arkivin Shtetëror të Filmit” , tha Elezi .

Frankofonia është një komunitet prej 84 vendesh dhe me 274 milion folës të gjuhës frënge në të pesë kontinentet.Risia që vjen në “Pranverën e Frankofonisë” është përurimi i sallës franceze të leximit në Bibliotekën Kombëtare më pesë mars . Një bashkëpunim ky i Ambasadës Francezeme Bibliotekën Kombëtare për ti ofruar publikut një sallë leximi ku Shqiptarët  të zbulojnë klasikët e mëdhenj të letërsisë  Franceze .

                                                                            Përgatiti :F.Bushi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar