Prandelli: Nuk kemi frikë nga Anglia

Trajneri italian Cesare Prandelli ka siguruar se ekipi i tij është gati për vështirësitë që do të hasin kundër Anglisë. Megjithatë ai ka thënë se nuk ka frikë nga kundërshtari. “Ne jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje . Të gjithë e dimë se për të fituar na duhet të luftojmë dhe vuajmë, por ne

Trajneri italian Cesare Prandelli ka siguruar se ekipi i tij është gati për vështirësitë që do të hasin kundër Anglisë. Megjithatë ai ka thënë se nuk ka frikë nga kundërshtari.

“Ne jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje . Të gjithë e dimë se për të fituar na duhet të luftojmë dhe vuajmë, por ne nuk jemi të frikësuar.  Forca jonë vjen nga fakti se ne luajmë si një ekip “, tha Prandelli.

Trajneri e di se “Të Kaltrit” do të gjejnë një Angli  ndryshe nga hera e fundit që janë përballur këto dy skuadra.

“Është një Angli ndryshe e cila ka evoluar në stilin e lojës së saj. Ka shumë talent në përbërje dhe ambicie për të fituar”, ka përfunduar italiani.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar