Prandeli: Buffoni “I jashtëzakonshëm” shpëton Italinë

0

Portieri veteran i Italisë ka bërë një sërë pritjesh ndaj Bullgarisë duke siguruar fitoren. Me fitoren e mbrëmshme Axurrët janë vetëm tre pikë larg kualifikimit për në Kampionatin Botërorë.

Goli i Alberto Gilardinos kishte vlerë të madhe, por për marrjen e tre pikëve mendoi Buffon. Skuadra e Prandelit nuk ishte në nivelin e duhur për arsye të ndërrimeve të detyrueshme nga dëmtimet.

“Gigi ruajti rezultatin në favorin tonë me performancën e tij të jashtëzakonshme, është kënaqësi të vuash e në fund të fitosh”, tha Prandeli për RAI Sport.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here