Postera, slogane, fatografi që dokumentojnë komunizmin në Shqipëri

    Ekspozita e cila është përzgjedhur të zhvillohet në kuadër të 27 –vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha më 20 Shkurt të 1991-shit. pikërisht në pavijonin e diktaturës. Titullohet “Komunizmi në epokën e tij”  I cili është organizuar nga Fondacioni Federal për studimin e diktaturës në Gjermaninë Lindore . Dje është

 

Image result for ekspozita mbi diktaturen  ne tirane 2018

 

Ekspozita e cila është përzgjedhur të zhvillohet në kuadër të 27 –vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha më 20 Shkurt të 1991-shit. pikërisht në pavijonin e diktaturës.

Titullohet “Komunizmi në epokën e tij”  I cili është organizuar nga Fondacioni Federal për studimin e diktaturës në Gjermaninë Lindore . Dje është prezantuar për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci , Media & kulturë (IDMC) .

Ekspozita dallon dhe përshkruan ngritjen si dhe rënien e komunizmit në shekullin XX ,më së shumti në Europën Lindore. Por gjithashtu dhe periudhën e diktaturvs 45 vjeçare në Shqipëri , prej ku Shqiptarët dhe  e përjetuan rëndë  gjatë kësaj kohe një prej regjimeve më të egra në botë.

Gerd Koenen është historian që e ka përgatitur si një zë i cili po bën thirrje në  kujtesë të një periudhe diktatoriale që është përjetuar në Europë dhe në Shqipëri .Por dhe si një thirrje për brezin e ri , që të njihen  me këtë pjesë të errët të historisë dhe të mos përsëritet historia më.

Kuratori i ekspozitës spikat ndër shumë të tjera disa elemente të cilat pvrbënin dhe përjetoheshin në diktaturë duke sjellë në vëmendje ndalimin e pronës private , tek emancipimi i gruas.

Dallohet politikat e brendshme dhe të jashtme të miqësive me vendet e tjera si lidhja miqësore me Ish-Jugosllavinë , Kinën dhe Bashkimin Sovjetik. Dhe më pas nga “Miq në armiq me Bashkimin Sovjetik”, “Me Kinën e largët” , “Propoganda mbi emancipimin e gruas” , “Propoganda përmes shtypit”, “Ekonomia e (pa) planifikuar”. Kjo ekspozitë tregon formën dhe organizimin e një regjimi I cili ishte instaluar fuqishëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte 20 Shkurti I Vitit 1991 ku me forcë,  guxim dhe pa frikë marshuan , në rrëzimin e shtatores së Diktatorit Enver Hoxhës. Populli që theu heshtjen , përballë fuqisë dhe formës së ushtruar në regjimin diktatorial , duke sjellë ndryshimin e  organizimit dhe rindryshueshmërisë më të shpeshtë të sistemit.

 

Përgatiti :F.BUSHI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar