Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime në portin e Durrësit. Në 24 orët e fundit mbi 3 mijë emigranët me 6 tragete kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit. Përpunimi i të dhënave të udhëtarëve mëngjesin e sotëm është bërë në një kohë të shpejtë dhe pa vonesa.
Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime në portin e Durrësit. Në 24 orët e fundit mbi 3 mijë emigranët me 6 tragete kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit.
Përpunimi i të dhënave të udhëtarëve mëngjesin e sotëm është bërë në një kohë të shpejtë dhe pa vonesa. Për të përballuar fluksin nga ana e policisë së kufirit janë marrë të gjithë masat e duhura duke shtuar numerin e sporteleve,nga 8 ne ditë të zakonshme në 12 në kohë fluksi.
Sipas statistikave, vetëm në harkun kohor të 48 orëve të fundit kanë zbritur në portin e Durrësit mbi 5 mijë pasagjerë dhe 2500 automjete.
Në javët në vazhdim,porti i Durrësit do të përballet me një fluks edhe më të madh emigrantësh që do të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *