Portieri Abrahamsson merr karton të kuq për 44 sekonda

Portieri Abrahamsson merr karton të kuq për 44 sekonda

I mjaftoi vetëm një dalje e nxituar dhe ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën në baltë. Peter Abrahamsson, portieri i skuadrës së Orgryte, skuadër e divizionit të dytë në Kampionatin Suedez, ka dalë jashtë zonës së tij duke dashur të mbyllë aksionin e parë nga skuadra e tij kundërshtare dhe ka larguar topin

I mjaftoi vetëm një dalje e nxituar dhe ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën në baltë.

Peter Abrahamsson, portieri i skuadrës së Orgryte, skuadër e divizionit të dytë në Kampionatin Suedez, ka dalë jashtë zonës së tij duke dashur të mbyllë aksionin e parë nga skuadra e tij kundërshtare dhe ka larguar topin me dorë por që ishte jashtë zonës së tij.

Gjyqtari nuk e ka falur gardianin e portës së Orgryte dhe e ka ndëshkuar më karton të kuq, duke e dërguar jashtë fushës së lojës vetëm 44 sekonda pas fillimit të lojës.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar