Politikani francez për romët: Hitleri nuk vrau aq sa duhej!

Politikani francez për romët: Hitleri nuk vrau aq sa duhej!

Politikani Francez, Gilles Bourdouleix, ka shkaktuar një “tsunam” zemërimi në Gjermani, pas deklaratës së tij se Adolf Hitleri duhej të vriste më shumë ciganë. “Ndoshta Hitleri nuk vrau aq sa duhej”, u shpreh anëtari i Asamblesë Kombëtare të partisë së qendrës UDI, Gilles Bourdouleix,  pasi pa një kamp të komunitetit rom të cilëve u referohet

Politikani Francez, Gilles Bourdouleix, ka shkaktuar një “tsunam” zemërimi në Gjermani, pas deklaratës së tij se Adolf Hitleri duhej të vriste më shumë ciganë.

“Ndoshta Hitleri nuk vrau aq sa duhej”, u shpreh anëtari i Asamblesë Kombëtare të partisë së qendrës UDI, Gilles Bourdouleix,  pasi pa një kamp të komunitetit rom të cilëve u referohet gjerësisht me termin ciganë.

Disa anëtarë të partisë së Bourdouleix kërkuan përjashtimin e tij. Ai ka qenë kryetar bashkie i qytetit Cholet, pranë të cilit vuri re kampin e ciganëve.

Në Gjermani romët kanë ngritur çadra në çdo hapësirë të mundshme, madje edhe në qendër të Frankfurtit.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar