Politika uron besimtarët muslimanë

Politika uron besimtarët muslimanë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh. “Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh.

“Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit. Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve. Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Presidentit Nishani.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha uroi besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.

“Uroj që sakrifica e agjerimit të kthehet në begati për të gjithë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Bashës.

Ndërkohë, në emër të qeverisë së re dhe të kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama në Komunitetin Mysliman Shqiptar përcolli urimin zv.kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi.

“Në emër të kryeministrit Rama dhe qeverisë së re ju uroj gëzuar. Le të urojmë për vite dhe ditë të begata që presin të gjithë shqiptarët”, tha zoti Peleshi.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar