Policia zbulon rrethanat e vrasjes në Vlorë

Policia  zbulon rrethanat e vrasjes në Vlorë

Policia dhe prokuroria kanë mbledhur me dhjetëra dëshmi për të shkuar deri tek konkluzioni për ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Ujıt të Ftohtë në Vlorë. Sipas hetimeve policore,tri viktimat e masakrës janë vrarë gabimisht. Autorët e sulmit nuk kanë pasur për qëllim t’i vrasin viktimat, por plumbat kanë bërë rikoshet dhe kanë

Policia dhe prokuroria kanë mbledhur me dhjetëra dëshmi për të shkuar deri tek konkluzioni për ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Ujıt të Ftohtë në Vlorë.

Sipas hetimeve policore,tri viktimat e masakrës janë vrarë gabimisht. Autorët e sulmit nuk kanë pasur për qëllim t’i vrasin viktimat, por plumbat kanë bërë rikoshet dhe kanë vrarë dy prej tyre, ndërsa viktima tjetër që në momentin e të shtënave ka qenë në gjumë në shezlong dhe është  qëlluar si pasojë e lëvizjes së armës së autorit nga lart-poshtë. Ky është mekanizmi i masakrës së “Ujit të Ftohtë” të Vlorës, sipas policisë, ku nga një breshëri automatike u vranë Sokol Isufaj, 34 vjeç, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç.

Njëkohësisht policia ka shpallur në kërkim personin që ka qëlluar me armë në drejtim të pushuesve. Personat që kërkohej të vriteshin nuk janë gjendur në momentin e të shtënave në vendin e ngjarjes. Policia ka vënë në pranga Leo Osmënin si dhe ka shpallur në kërkim Delin Hajdarajn. Për këtë të fundit është dhënë edhe një shpërblim nga policia kush jep informacion të saktë.

Delin Hajdaraj dyshohet se është strehuar në ndonjë banesë nëpër zonat e thella të Vlorës, ndërkohë që në të vërtet ka qenë 19-vjeçari Osmëni që ka dashur të mbajë gjithë ngjarjen mbi veten e tij. Ai mësohet se i ka thënë policisë së krimin e kishte kryer ai, por policia zbuloi në armën e krimit gjurmë të tjera gishtërinjsh duke përcaktuar edhe autorësinë e të riut tjetër Hajdaraj.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar