Policia thirrje protestuesve e organizatorëve “Ruani qetësinë”

0

Sot që në nisje të protestës ka pasur përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë .

Incidente u shënuan në pedonalen ‘Murat Toptani”, pranë ministrisë së Brendshme por edhe në sheshin Parlamentit, ku u tentua të çahej edhe kordoni policor. Në vazhdën e përplasjeve dëgjoheshin edhe thirrjet me megafon të policisë, e cila apelon protestuesit për ruajte të qetësisë.

“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.”- dëgjohet në thirrjet e policisë.

Pjesë e apelit të policisë është edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit.

“I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.” – dëgjohet në megafonët e Policisë së Shtetit.

E.Pashollari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here