Policia shqiptare ndalon anëtarin e ‘’Agimit të Artë’’

Policia shqiptare ndalon anëtarin e ‘’Agimit të Artë’’

Policia shqiptare arrestoi një nga anëtarët e partisë neonaziste greke, “Agimit të Artë”, në orët e vona të ditës së djeshme. I ndaluari, Robert Hajdhi, u arrestua në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, ku në shoqërinë e të birit po përpiqej të kalonte kufirin. Policia pohon se Hajdhi është shoqëruar në komisariat me qëllim

Policia shqiptare arrestoi një nga anëtarët e partisë neonaziste greke, “Agimit të Artë”, në orët e vona të ditës së djeshme. I ndaluari, Robert Hajdhi, u arrestua në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, ku në shoqërinë e të birit po përpiqej të kalonte kufirin.

Policia pohon se Hajdhi është shoqëruar në komisariat me qëllim marrjen e deklaratës për incidentin e shënuar në përkujtimoren e të ndjerit Guma. Robert Hajdhi, në momentin e arrestimit, mbante veshur një bluzë me simbolet e partisë neonaziste, “Agimi i Artë”.

Përfaqësues të partisë naziste greke, gjatë përkujtimores së Gumës në varrezat e Himarës, mbajtën një fjalim të ashpër kundër shqiptarëve, si edhe dhunuan disa gazetarë dhe kameramanë.

Kristoforos Tsankas,  eksponent i “Agimit të Artë”, deklaroi mbi varrin e Gumës, se do të luftohej deri në fund për çlirimin e Himarës.

 

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar