Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Policia franceze shkatërron rrjetin kriminal,drejtues një shqiptar

Policia franceze shkatërron rrjetin kriminal,drejtues një shqiptar

0 Komentet 🕔15.01.2014 - 12:25

 

Policia franceze ka shkatërrruar një rrjet kriminal duke vënë në pranga 15 persona mes të cilëve edhe një shqiptar.

Shtetasi  shqiptar dhe  një rumun  dyshohet të jenë edhe  drejtues të këtij rrjeti. Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar  59 mijë euro që ndodheshin në një dhomë private në një lokal të Parisit. Sipas deklaratës për shtyp të publikuar dhe në faqen zyrtare të Europol, hetimet kanë nisur që në dhjetor të 2012-ës. Sipas hetimeve pjesa më e madhe e anëtarëve të lëtij rrjeti janë nga Shqipëria dhe janë rekrutuar nga dy të dyshuarit kryesorë.

Rrjeti përbëhet nga më shumë se 280 të dyshuar. Ata ndaheshin në grupe prej tre personash dhe shpërndanin drogë gjatë mbrëmjes apo orëve të natës. Muajt e fundit rreth 30 të rekrutuar të rinj u arrestuan dhe iu sekuestruan bizhuteri të vjedhura, pajisje elektronike dhe kamera, në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent bën të ditur se artikujt e vjedhur ishin të destinuara për pronarë shqiptarë të bizneseve të ligjshme në kryeqytete të ndryshme të Europës.

Grupet lriminale bashkëpunin me shoqata rumune dhe bullgare të cilët brenda një kohe të shkurtër mund të pajisni kriminelet me automjete dhe dokumente false. Policia mendon se deri tani grupet mund të kenë realizuar vjedhjen e 150 automjeteve.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr