Policia e Tiranës e vendosur në përmirësimin e qarkullimit rrugor

0

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë krahas disa projekteve, ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në Tiranë në bashkëpunim me misionin Pameca.

Aktualisht sipas planifikimit u vendosën shumë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), me qëllim  sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Në 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së Kryeqytetit qarkullimi rrugor sëbashku me Patrullën e Përgjithshme, kanë vendosur në total 1413 masa administrative kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.

Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here