Policia e Elbasanit merr masa për fushatën zgjedhore

Policia e Elbasanit deklaroi sot se ka marrë masat për të qënë në gadishmëri që të sigurojë ruajtjen e rendit  dhe sigurinë publike për këtë qark, gjatë fushatës elektorale por edhe në ditën e zgjedhjeve. “ Janë mbuluar me shërbim nga ana jonë të gjitha aktivitetet elektorale të subjekteve të ndryshme politike, aktivitete të cilat

Policia e Elbasanit deklaroi sot se ka marrë masat për të qënë në gadishmëri që të sigurojë ruajtjen e rendit  dhe sigurinë publike për këtë qark, gjatë fushatës elektorale por edhe në ditën e zgjedhjeve.

“ Janë mbuluar me shërbim nga ana jonë të gjitha aktivitetet elektorale të subjekteve të ndryshme politike, aktivitete të cilat janë zhviluar deri më tani, duke marrë masat dhe duke bërë të mundur që nga ana e rendit të jetë sa më normale. Gjatë periudhës 16-30,05.2013, në territorin e qarkut të Elbasanit janë zhvilluar 299 aktivitete elektorale, mbuluar me 288 shërbime policore si dhe me 150 mjete policie”,- u shprehën autoritetet e policisë së Elbasanit nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Gjithashtu ata deklaruan se Drejtoria e Policisë ka nisur bashkëpunimin me Komisarjatin e Trafikut për të shtuar numërin e patrikullimit, me qëllim parandalimin e numrit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë muajit  të kaluar, janë vendosur  640 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Gjatë deklaratës ata përmmendën se përveç masave të marra për një fushat sa më normale, është punuar dhe po punohet  njëkohësisht  edhe në drejtim të parandalimit të veprimtarive të dënushme, kapjen, arrestimin, ndalimin e personave të cilët janë autorë të ndryshëm të ngjarjeve kriminale, dhe   kapjen e personave në kërkim.

“Nga ana jonë u bëjmë thirrje subjekteve politike, të jenë korrekt në raport me policinë mbi njoftimin e orareve, fillimin dhe mbarimin e aktiviteteve, vendin e zhvillimit të aktiviteteve, si dhe njoftimin e zyrave të tyre elektorale”,- u shprehën autoritetet e policisë.

/Marenglen Kume/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar