Policia e Durrësit sekuestron një arsenal armësh

0

Një arsenal armësh është sekuestruar sot nga policia e Durrësit në banesën e 28 vjeçarit Afrim Hoxha.

Hoxha banues në fshatin Shkallnuar të Durrësit është arrestuar nga uniformat blu, edhe pse ka bërë rezistencë duke mbajtur në dorë dy granata. Teksa shtetasi Hoxha kërcënonte se do t’i shpërthente granatat, policisë iu deshën vetëm disa minuta për të negociuar dhe neutralizuar situatën.

Gjatë një kontrolli në banesën e z. Hoxha, u gjetën dhe sekuestruan, një mitraloz, një kallashnikov, një sasi e konsiderueshme tritoli si dhe disa arka fishekësh.

Aksioni i policisë ka përfunduar me sukses, në bashkëpunim edhe  me efektivë të policisë së Tiranës.

 

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here