Policia bashkiake, pas 31 korrikut gjoba për hapësirat publike

0

Policia Bashkiake do të vendosë gjoba ndaj çdo subjekti që zapton hapësirat publike në kryeqytet duke filluar që nga 31 Korrik. Ky paralajmërim u bë dje nga Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale pranë Policisë Bashkiake, Bashkim Koçi, pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia Bashkiake në për lirimin e hapësirave publike në zonën e ish-Bllokut.

“Specifikisht, sot po merremi me lirimin e atyre rrugëve dhe hapësirave publike të zëna nga kundërvajtësit me blloqe betoni, hekura, zinxhirë, të cilët i kanë privatizuar në mënyrë të kundërligjshme këto hapësira për të parkuar makinat e tyre”, tha Koçi.

Sipas tij, Policia Bashkiake është e pozicionuar qartësisht në mbështetje të shumicës, të atyre qytetarëve që e duan ligjin dhe e zbatojnë atë, por jo të disa individëve që e shkelin këtë ligj dhe duan të bëhen pronarë të paligjshëm të asaj që quhet hapësirë publike e qytetarëve.

Ai shtoi se është bërë i mundur lirimi i të gjithë hapësirës së lëvizshme te zona e ish-Bllokut.

“Po të shikoni, vetëm gjatë 10 ditëve të fundit janë marrë masa për lirimin e të gjitha hapësirës, sepse është kohë sezonale, ku kundërvajtësit zënë trotuaret me prodhimet stinore, janë sekuestruar mbi 12.5 tonë mall kundërvajtje, praktikë e cila do të vijojë edhe në ditët e ardhshme”, theksoi Koçi.

/Laugert Qosja/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here