Tre subjekte që kanë zënë hapësirat publike në rrugën “Ferit Xhajko” janë bllokuar sot nga Policia Bashkiake. Ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, policia ka vendosur vazhdimisht gjoba të cilat nuk janë paguar prej tyre dhe as nuk kanë liruar hapësirat e zëna, në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim
Tre subjekte që kanë zënë hapësirat publike në rrugën “Ferit Xhajko” janë bllokuar sot nga Policia Bashkiake.
Ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, policia ka vendosur vazhdimisht gjoba të cilat nuk janë paguar prej tyre dhe as nuk kanë liruar hapësirat e zëna, në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim – Taksave të Bashkisë së Tiranës, të nxjerrë urdhër bllokimi për këto subjekte.
Policia Bashkiake do tëe vazhdojë bllokimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e materialeve për të tjera subjekte, të cilat përveçse kanë zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, nuk kanë shlyer gjobat e vendosura ndaj tyre. Janë gjithsej 15 subjekte, për të cilat Drejtoria e Tatim – Taksave ka nxjerrë urdhër bllokimi, për mos shlyerje të gjobave për zënie të hapësirave publike.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *