Pogradec, arrestohet 32-vjeçari me arsenal armësh

Pogradec, arrestohet 32-vjeçari me arsenal armësh

Mesditën e sotme është arrestuar një 32-vjeçar nga fshati Laktesh i Pogradecit, pasi u kap me një arsenal armësh. Armët janë gjetur pas një kontrolli të ushtruar në banesë në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative nga efektivët e policisë, në fshatin Laktesh të Pogradecit. Armët e sekuestruara janë: një mitraloz, një automatik

Mesditën e sotme është arrestuar një 32-vjeçar nga fshati Laktesh i Pogradecit, pasi u kap me një arsenal armësh. Armët janë gjetur pas një kontrolli të ushtruar në banesë në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative nga efektivët e policisë, në fshatin Laktesh të Pogradecit.

Armët e sekuestruara janë: një mitraloz, një automatik kallashnikov, 200 kallëp tritol, 100 metër fitil dhe 500 detonatorë.

I ndaluari i ka deklaruar policisë se arsenalin e armëve e kishte siguruar gjatë hapjes së depove të ushtrisë ne mars të vitit 1997.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar