Poetit Basri Çapriqi i jepet lamtumira edhe në rrjetet sociale

0

Miqtë dhe kolegët e poetit dhe studiuesit Basri Çapriqit i kushtojnë statuse në rrejtetet sociale.

 

Basri-Capriqi

Teksa dje iu dha lamtumira e fundit poetit dhe studiuesit kosovar Basri Çapriqi, koleget dhe miqt e tij e perkujtuan nëpër rrjetet sociale me poezitë e tij dhe me “In memoriam-e”. Ndër të tjerë ishte edhe kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj.

Prof. Dr. Basri Çapriqi (1960-2018)  lindi në Krythë. Shkollën fillore dhe gjimnazin klasik i mbaroi në Ulqin. Studioi letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, pastaj u diplomua në vitin 1983. Ndoqi studimet e magjistraturës në Prishtinë. Magjistroi  me temën Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe në vitin 1987. Studioi letërsi skoceze në Universitetin e Edinburgut. Mori  diplomë me temën Poezia konkretiste e Edvin Morganit në vitin 1994. Doktoroi në Prishtinë në vitin 2004 me temën Simboli në poezinë e sotme shqipe.

Më poshtë po ju sjellim disa nga statuset që iu dedikuan poetit:
Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Basri Çapriqi.
Shuarja e Basri Çapriqit, njeriut të letrave shqipe, është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare. Universiteti i Prishtinës ka humbur një punëtor të madh, një njeri të vlerave mbarëkombëtare dhe një studiues e poet të njohur në botë.
Në këto çaste të dhimbjes jemi me familjen Çapriqi dhe me miqtë e tij.
Të qoftë i lehtë dheu dhe u prehsh në paqe Basri Çapriqi.
RH

Poeti Agron Tufa :

IN MEMORIAM PËR POETIN BASRI ÇAPRIQI (JANAR1960, ULQIN -JANAR 2018, PRISHTINË) – DHE NJË CIKËL POEZI
Do të na duhet të mësohemi me “veprën e pandreqshme të vdekjes”, të flasim me folje të kohës së shkuar për një nga poetët më të mirë të poezisë shqipe, për profesorin, mikun, prindin, bashkëshortin, njeriun e qetë, të heshtur e të thellë, Basri Çapriqin… Ai la pas një vepër solide letrare, ishte pikë referenciale për poezinë bashkëkohore shqiptare, me një zë e intonacion të vetin, origjinal, të pangatërrueshëm me askënd tjetër. Na la në një moshë relativisht të re, në kulm të energjive krijuese. Le të ngushëllohemi me atë art të pshkatërrueshëm nga koha që Basriu la pas vetes, një “Dritare të hapur”, siç thotë titulli i një prej poezive të tij, për të parë detin (metaforik) ashtu si heroi i “Milosaos” së De Radës. Le ta kujtojmë largimin e tij, siç besoj unë, në Përjetësi, me një cikl poezish nga pena e tij… Lamtuirë mik e mjeshtër!

 

Poeti Fahredin Shehu:

R.I.P. Basri Capriqi
Mas ndrrimit te jetes se Ali Podrimes ikja nje dite para ditelindjes e Basriut m’i preu kembet.
Vertet.
Nuk kam fjale te shpreh dhimbjen. Nuk e kam pas profesor. Mbase edhe kjo mundesi me dhemb.
Nga ai mesova deliresi
Mesova se Poezia nuk eshte fjele e pezullt
Mesova se si duhet njeriu
I lehte te qofte dheu jaran.

 

Studiuesi Sadik Bejko:

Me hidherim e thelle mora vesh humbjen e mikut Basri Capriqi. U nda nga jeta ne moshe te re. Basri Capriqi ishte nje profesor i letersise ne Universitetin e Prishtines, nje perfaqesues i kultures dhe letersise shqiptare. Poeti Basri Capriqi ka perfaqesuar poezine ne gjuhen shqipe ne shume antologji kombetare dhe nderkombetare. Ka udhehequr prej vitesh PEN-in e Kosoves. Kam pasur rast te bashkepunoj me te ne shume aktivitete per letersine. Bashke me Sali Bashoten, Bashkim Kucukun punuam per nje antologji te poezise shqipe te shekullit XX.
Basri Capriqi ishte i pajisur me qetesinen thellesine dhe mencurine e bashkepunimit midis krijuesve, shkrimtareve, virtyt ky jo shume i pranishem ne mjediset e shkrimtareve tane. Humbja e tij i shkon kuultures letersise, familjes miqve. Ju shpreh ngushellime Sazana Capriqit, djemve dhe te afermve. Ngushellime krijuesve, profesoreve, miqve dhe bashkepunetoreve te Basri Capriqit

 

Poeti Agim Vinca:
PAS LAJMIT PËR SHUARJEN E BASRI ÇAPRIQIT
Në fillim e kisha student, pastaj asistent një kohë të gjatë dhe tërë kohën koleg dhe mik. Kam qenë mentor i tij në të tri shkallët e shkollimit akademik: në diplomë, në magjistraturë dhe në doktoratë. Ishte kënaqësi të punoje me të, sepse ishte i urtë, i kulturuar dhe inteligjent. Falë dhuntisë së tij të lindur për komunikim, për shumëçka kuptoheshim edhe pa folur.
Kur e zgjodha asistent në vitin 1986 (plot 32 vjet më parë), një koleg i Fakultetit më pyeti: – Nga është? – Nga Ulqini – i thashë. – E pse jo nga Kosova? – ndërhyri kolegu “patriot”. – Unë nuk i shoh njerëzit nga janë, por çfarë janë! – iu përgjigja shkurt e trup.
Koha më dha të drejtë. Basriu erdhi në Prishtinë nga vendlindja e tij për të studiuar, si shumë të tjerë dhe mbeti këtu përgjithmonë, duke krijuar një karrierë të shkëlqyer.
Basri Çapriqi ishte pa dyshim një nga poetët më të talentuar të brezit të vet, që doli në skenë në fillim të viteve ’80. Ra në sy qysh me përmbledhjen e parë, “Ulli me dy mijë unaza”, në të cilën sillte frymën e vendlindjes së tij si pjesë e etnosit shqiptar. Më vonë do të kultivonte një poezi me nëntekst të fortë dhe me prirje të theksuar për t’i ironizuar marrëzitë e kësaj bote.
Poet, studiues dhe intelektual par excellence, ai e përfaqësonte me dinjitet kulturën shqiptare kudo që shkonte.
Basri i dashur! Ike para kohe. Do të na mungojë fjala jote, urtësia, dija, por edhe ajo ironia e hollë, që është tipar qenësor edhe i poezisë sate.
Ngushëllime familjes: bashkëshortes, Sazanes, vajzës, Bulzës dhe djalit, Bindit; vëllait, motrës dhe miqve të tij të shumtë jo vetëm në Ulqin e Prishtinë, por edhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Përgatiti: A.T

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here