Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Pleraxhiu!

Pleraxhiu!

0 Komentet 🕔29.01.2018 - 14:24

Rezultate imazhesh për artan fuga

 

Nga Artan Fuga


Sqaroj se fjala “Plehraxhi” eshte nje fjale shume e dashur per mua.

Eshte nje fjale qe ne femijerine time, aty nga vitet ’60, e perdornim pa te keq, me shume dashuri, pikerisht per njeriun qe mblidhte plehrat e lagjes.

Ai ishte pike referimi per ne, njeriu nga me te rendesishmit i jetës sonë, i respektuari i te gjitheve, i vetmi qe hynte ne oborret e shtepive pa trokitur dhe pa marre leje. Kur ndjenim nje zhurme te porta, gjyshja nxirrte koken dhe kur e shihte thoshte : Mos kini merak, eshte plehraxhiu.

Jo rrallë fët e fët me xhezven në dorë dhe filxhanin te tjetra dilte dhe i jepte kafenë.

Te gjithe qente e lagjes e njihnin gjithashtu, asnjeri prej tyre nuk i ulurinte ose e kercenonte.

Ja perse, e donim shume dhe nuk kishte te bente emri i zanatit te tij me plehrat. Plehrat qe benin pjese ne emrin e tij te profesionit nuk e identifikonin ate si pleher. Plehraxhiu  ishte i kunderti i plehrave. Perkundrazi. Ashtu ishte shqipja e kohes, Furra – furrtari, bicikleta – bicikletaxhiu, teneqej – teneqexhiu, etj. Prapashtesa “xhiu” ne ate kohe, ne shqipen e bute te kohes, tregonte nje zanatci qe merrej me perpunimin e objektit qe perbente pjesen e pare te emrit te zanatit.

Ai kishte arsye te ishte nje profesionist i nderuar dhe shume i dashur sidomos per ne femijet e kohes. Jo vetem se gjyshet dhe gjysherit tane e respektonin shume, por edhe sepse ai kishte disa vecori, disa privilegje, qe askush nuk i kishte.

Ai ishte i bute dhe qejfpaprishur, jo si pastruesit e sotem te shkalleve apo rrugeve qe nga perbuzja e te tjereve ose nga padrejtesite qe ndjejne ne lekure se u behen jane paksa agresive dhe te lodhur.

Rropatet pastruesja jonë e shkallëve sepse nuk mbledh dot lekët e familjeve.

Jo, ai ishte i gezuar me profesionin e tij te larte.

Ecte lagjes i hipur ne nje karroce prej druri të një madhesie te vogel, terhequr nga nje kal i madh.

Ecte mbi qerre si Perandor, si Akil qe i binte rretherrotull Kalase te Trojes pasi kishte vrare Hektorin, trupin e te cilit e terhiqte zvarre ne pluhur, ishte nje Mbret pers ne enderrat tona, vete Perandori i Egjiptit, qe siper qerres bridhte ende ne rrugët me kalldrem.

Ai ishte kalores.

Ne femijet kishim rast te njiheshim me anatomine dhe sjelljen e kalit vetem kur kalonte plehraxhiu. Tak – tuk – tak – tuk benin patkonjte e kalit te mirembajtur mbi kalldremin e rruges, dhe ato trokellitje na kujtonin pastertine e rruges, ndjenjen e detyres, si edhe kohen qe rridhte.

Kalin e tij e perkdhelnim sepse ai ishte mesuar me ne dhe na njihte te gjitheve. Donim sa me shume qe plehraxhiut te bente nga pak muhabet me prinderit dhe gjysherit qe ne te kishim mundesi ta perkedhelnim kalin e tij, t’i ferkonim veshet e t’i jepnim ndonje cope sheqerke.

Plehraxhiu  hapte njeren kanate prej druri te qerres te tij dhe aty derdhte koshin e mbeturinave qe nuk ishte i mbushur vecse shume pak sepse ai kalonte perdite në rrugicë. I hidhte nje pluhur te bardhe dizinfektues kazanit qe ishte prej plastiku dhe jo prej metali te rende si keto koshat e llahtarshem te sotem, dhe pastaj me fshesen dhe lopaten e tij te bukur mblidhte te gjithe bizhdilat qe ishin derdhur te pragu.

Kush bashkonte kalbesirat biologjike me qelqet ne nje kosh shihej si pervers, kriminel, idiot, vec te tjerash edhe sepse mund te vriste duart e plehraxhiut.

Shishet bosh i lanin dhe i dorezonim ne dyqan ne femijet.

Rrotat e qerres higjenike dhe ekologjike rrokulliseshin ngadale mbi xhade. Karroja e vogel hynte ne te gjithe skutat e lagjes  dhe jo si sot ku ato makinat idiote qe hane gjithe diten plehra dhe mut, madje ne menyre perverse sepse e hane ushqimin nga pas, atje ku njeriu ka jashteqitjen, dhe bejne nje krekellime te merrshme.

I urrej ato makina sepse jane mendjemëdha dhe nuk pranojne te hyjne ne lagjet e ngushta, por kalojne vetem ne bulevarde. Na detyrojne te bejme marathone perpara sesa t’i cojme plehrat te kazanat greke, dhurate e popullit grek per kombin shqiptar, qe jane gati te sheshi qendror i qytetit.

Kali i plehraxhiut ishte shume i paster. Bajgat e tij kurre nuk binin ne toke. Kishte pas nje si torbe qe quhej “Torba e bajgave” qe mblidhte te gjithe jashteqitjen e kalit te shkrete. Por, edhe kur ndonje bajge binte mbi kalldrem, ajo ishte shume ekologjike, ngjyre jeshile, e plote si top qendronte ne rruge, kishe qejf ta shihje. Ishte si nje pjese natyre e paster ne qytet.

Plehraxhiu  zbriste nga karroja e tij, merrte sfurkun a lopaten dhe e mblidhte qetesisht. “Po pse o i uruar ?”, i thoshte kalit me butesi dhe perkedheli sikurse nenat “shajne” me perkedheli bebet e vogla qe kane pshurrur pelenat me çiçin e tyre te paster.

Dashuri e papare.

Gjyshet nxitonin kush e kush t’i nxirrte plehraxhiut te lagjes kafene turke, ndonje gote raki qe ai e mblidhte ne nje shishke te vogel qe e fuste ne gji, gjysherit e qirasnin me cigare, nenat i pergatisnin ndonje cope buke me cfare te kishte mbetur nga dreka a darka, dhe ne femijet ushqenim kalin me lloj lloj biskotash e karamelesh, me doren drejt e ne goje te tij.

Gjithcka rridhte bute ne jeten e plehraxhiut, diamanti i lagjeve tona me kalldrem, miku yne qe e njihnim dhe na njihte me emer.

E kush di sot emrin e pastrueses te shkalles, te rruges, te faturistit te dritave, te faturistes te ujit?

Vijnë e ikin si fantazma, askush nuk i sheh.

Kot i urrejne, ku kane faj ata. Ata janë gjyhnaqarë si ne.

Prandaj kur ne vend te fjales plehraxhi me thoni perdorni fjalen pastrues i rrugeve, teknik i pastertise, inxhinjer pastrimi, etj., me vjen t’ja plas gazit. Ata jane qenie te keperdorura nga shoqeria jone, te lodhur, te paguar si skllever, po, po, qenie dembele, por a e dini se dembelizmi eshte shprehje e luftes te klasave???

Ata nuk e pastrojne qytetin sepse e ndjejne se qyteti nuk eshte i tyre, se qyteti i ka perjashtur, se qyteti u hedh atyre ne koke te gjitha plehrat  e padrejtesive te ndyra me keq se qeset me shalqi te kalbur ne apartament prej drejt ditesh

Ja pra se perse une e perdor fjalen plehraxhiu, qe ne mendjen dhe kujtimin tim eshte edhe me e nderuar sesa fjala nepunes, intelektual, militant, politikan, etj.

Nepunesaxhiu.

Intelektualaxhiu.

Militantaxhiu

Politikanaxhiu.

INTERESAXHIU!

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr