Plazhi për fëmijët

Plazhi për fëmijët

Nëse jeni nëna apo familjare dhe shqetësoheni se si do të jenë pushimet në plazh për fëmijët tuaj, këtu keni disa detaje që të gjithë sëbashku të kaloni një kohë sa më të këndshme. Vecanërisht zgjedhjes së kostumit të plazhit dhe kremrave solarë për fëmijët tuaj, duhet t’u kushtoni më tepër vëmëndje. Kostumi i plazhit

Nëse jeni nëna apo familjare dhe shqetësoheni se si do të jenë pushimet në plazh për fëmijët tuaj, këtu keni disa detaje që të gjithë sëbashku të kaloni një kohë sa më të këndshme. Vecanërisht zgjedhjes së kostumit të plazhit dhe kremrave solarë për fëmijët tuaj, duhet t’u kushtoni më tepër vëmëndje.
Kostumi i plazhit për fëmijët

Rrobat e plazhit të plota janë më komode për vogëlushet. Por deri në moshën 5-6 vjeç ju mund të zgjidhni për to vetëm mbathje plazhi. Akoma më mirë nëse do të shkoni në plazh gjatë gjithë verës, pasi vogëlushja juaj do të mund të nxihet me ngadalë, më mirë dhe pa asnjë rrezik. Ndërsa për vogëlushët, apo për djemtë, si kostum plazhi më të përshtatshme janë padyshim vetëm mbathjet. Ato janë shumë praktike. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të që të lëvizë, të vrapojë dhe të luajë, të ndërtojë kështjella rëre për t’i shembur më pas me top me shokët e tij. Gjithsesi cilat do qofshin zgjedhjet tuaja, ne ju kujtojmë të përdorni gjithmonë për fëmijën tuaj kapelen ose shaminë (që tashmë i gjeni më shumë të kombinuara me kostumin e banjes) dhe kremin mbrojtës nga dielli. Ndërkaq nëse fëmija juaj nuk bezdiset nga syzet e diellit, vendosjani edhe ato.

Kremrat solarë për fëmijët dhe për të sapolindurit: mbrojtësit më të mirë

Kremrat solarë për fëmijët dhe për të sapolindurit janë shumë të rëndësishëm për të mbrojtur lëkurën e tyre delikate nga efektet e rrezikshme të diellit. Sidomos në këtë sezon, kohë në të cilën të vegjlit janë më të ekspozuar në diell, në det apo në mal, bëhet i nevojshëm dhe i domosdoshëm aplikimi me kujdes i kremit solar për të shmangur shfaqjen e skuqjeve dhe të djegieve në lëkurën e hollë dhe delikate të foshnjave.

Por cilat janë kremrat më të mirë solarë për të vegjlit? Këshilla është që të blini në farmaci kremrat më të mirë solarë posaçërisht për fëmijët. I përshtatshëm do të ishte kremi solar nga “Avene” në formatin spërkatës me mbrojtje të lartë SPF 30. Bëhet fjalë për një formulë speciale e përbërë nga MPI (solucion mbrojtës mineral). Ai është rezistent ndaj ujit, por gjithsesi është mirë që fëmijës tuaj t’ia aplikoni edhe pasi është futur në det.

Për të vegjlit janë edhe produktet “Vichy” (Capital Soleil Bambino Spray Viso-Corpo SPF50+). Ai është një spray me një mbrojtje të lartë qoftë për UVA ashtu edhe për UVB përbërës të veçantë antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rreziqet e mundshme. Por si dhe kur duhet t’ia aplikoni kremin solar fëmijës tuaj?

Për fëmijët është mirë që kremi solar të aplikohet pak përpara se të shkoni në plazh në mënyrë uniforme, poshtë rrobave të banjes. Por gjithashtu edhe pas çdo here që lahet në det. Kremrat solarë për fëmijët duhet të jenë mbi të gjitha natyralë. Ndërkaq si këshillë e fundit vlen të shmangni orët më të nxehta për të ekspozuar fëmijët tuaj në diell. Për shembull nga ora 12:00 deri në 16:00, fëmija juaj nuk duhet të dalë aspak në diell.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar