Plani i karrierës për fëmijët tuaj

Plani i karrierës për fëmijët tuaj

Sa rëndësi ka dashuria dhe përkujdesi financiar, po aq rëndësi ka dhe plani  i karrierës për fëmijët tuaj. Kujdesi  ndaj aftësive që fëmija juaj mund të ketë duhet të filloj që në klasë të parë.Prindërit që kërkojnë karrierë dhe një profesion të mirë të fëmijëve duhet t’i ndjekin ata hap pas hapi. Në përfundim të

Sa rëndësi ka dashuria dhe përkujdesi financiar, po aq rëndësi ka dhe plani  i karrierës për fëmijët tuaj.

Kujdesi  ndaj aftësive që fëmija juaj mund të ketë duhet të filloj që në klasë të parë.Prindërit që kërkojnë karrierë dhe një profesion të mirë të fëmijëve duhet t’i ndjekin ata hap pas hapi.

Në përfundim të klasës së 9-të prindërit duhet të kenë vënë re prirjet që fëmija i tyre ka.

Përveç rezultateve të shkollës, vetë prindërit duhet ti bëjnë fëmijëve teste të vogla provuese shkathtësie, mprehtësie, për të ndarë prirjet e mundshme.

Prindërit shpeshherë kanë ëndrra . Ata dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë doktorë,inxhinierë, të zotërojnë profesionet më të mira ,por jo gjithmonë përputhen dëshirat e tyre me aftësite e fëmijeve.

Familja duhet të jetë në rolin e këshillesit, udhëzuesit,  sesi fëmijët të njohin veten, të zbulojnë  aftësitë që kanë në mënyrë që të arrijnë maja të larta të karrierës dhe profesionit.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar