Plagosi burrin me thikë, “‘detyrim paraqitje” gruas

Gjykata e Fierit lë të lirë gruan që plagosi me thikë të shoqin vetëm disa ditë më parë në Vajkan të Fierit. Në seancën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për  23-vjeçaren Arlinda Asllanin. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se prej disa kohësh gruaja 23-vjeçare i kërkonte të shoqit Besnik

Gjykata e Fierit lë të lirë gruan që plagosi me thikë të shoqin vetëm disa ditë më parë në Vajkan të Fierit.

Në seancën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për  23-vjeçaren Arlinda Asllanin.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se prej disa kohësh gruaja 23-vjeçare i kërkonte të shoqit Besnik Asllanit  34 vjeçar, të dilte dhe të kërkonte punë.

Në pamundësi për ta siguruar një gjë të tillë, sapo largohej nga shtëpia ai ulej të pinte te lokali i fshatit. Edhe ditën e krimit ndodhi e njëjta gjë, por gruaja pasi e ka gjetur në lokal ka debatuar ashpër e ka goditur me thikë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar