Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Pirja e duhani në mëngjes e rrezikshme!

Pirja e duhani në mëngjes e rrezikshme!

0 Komentet 🕔12.07.2013 - 11:01

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Mirëpo një studim i ri nga studiuesit e Universitetit Penn State i hedhin një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Sipas këtij studimi, personat të cilët ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

Steven Branstetter dhe kolegu i tij profesor Joshua Muscat, ishin pjesë e këtij studimi dhe ata mendojnë se e dijnë arsyen pse njerëzit janë të prirur të ndezin një cigare posa të zgjohen në mëngjes.

“Ne mendojmë se është një tregues i mënyrës sesi njerëzit e konsumojnë duhanin. Njerëzit që pijnë duhan posa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani”.

Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjithë.

/Sonila Duka/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr