Pires: Arsenali me Ozilin është për titull

0

“Mesut Ozili e ka bërë Arsenalin njërin nga konkurrentët për ta fituar titullin e Premier Ligës këtë

sezon”, ka thënë Robert Pires.

Topçinjtë aktualisht gjenden në krye të tabelës, ndërsa ish-futbollisti i tyre mendon se mesfushori gjerman është një përforcim që mund të sjellë trofe në “Emirates”.

“Është e mundshme (të fitojë trofe), sepse tani lojtarët e rinj janë rritur dhe kanë më shumë përvojë. Ata kanë po ashtu një përbërje të mirë për Vengerin. Nëse e vë Ozilin në mesfushë, mendoj se është një përzierje shumë e mirë për Arsenalin”, ka deklaruar Pires për Goal.

Fituesi i kupës së botës në 1998-ën me Francën, ka zhvilluar 284 ndeshje dhe ka shënuar 84 gola në gjashtë vitet e qëndrimit të tij tek Arsenali.

/Ardiol Hoxha/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here