Pinheiro: T’i jepet fund luftës në Siri

Pinheiro: T’i jepet fund luftës në Siri

Kryetari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve në Siri, Paulo Pinheiro i tha dje Asamblesë së Përgjithshme të OKB se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë “me vendosmëri” për t’i dhënë fund luftës në  Siri. Zoti Pinheiro kritikoi mosveprimin e shteteve anëtare të OKB-së, duke thënë se konflikti sirian nuk do të vet-zgjidhet në mënyrë

Kryetari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve në Siri, Paulo Pinheiro i tha dje Asamblesë së Përgjithshme të OKB se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë “me vendosmëri” për t’i dhënë fund luftës në  Siri.

Zoti Pinheiro kritikoi mosveprimin e shteteve anëtare të OKB-së, duke thënë se konflikti sirian nuk do të vet-zgjidhet në mënyrë paqësore.

“Ne nuk mund të vazhdojmë përsëritjen e shkeljeve dhe abuzimeve të shumta pa ndonjë efekt mbi palët luftuese brenda Sirisë, ose njerëzit e pushtetshëm. Nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar tronditje. Është obligim i komunitetit ndërkombëtar për të bërë atë që është e nevojshme për t’i dhënë fund luftës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë me ngulm arritjen e një zgjidhjeje diplomatike” u shpreh ai.

Paulo Pinheiro dhe dy kolegë të tij kanë hetuar abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri që nga gushti i vitit 2011. Edhe pse qeveria siriane nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të OKB-së në vend, ata kanë intervistuar shumë njerëz të cilët kanë ikur në vendet fqinje.

Zoti Pinheiro fajësoi qeverinë siriane për bombardime dhe tha se edhe grupet e armatosura opozitare kanë bombarduar disa fshatra duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e civilëve.

Ambasadori i Sirisë në OKB Bashar Ja’afari fajësoi grupet e armatosura dhe terroristët, si dhe qeveritë perëndimore dhe monarkitë arabe të Gjirit të cilat u kanë dërguar rebelëve armë dhe mbështetje financiare, për konfliktin në vend.

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin mbi dy-vjeçarë në Siri.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar