Pika kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë bllokohet

Pika kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë bllokohet

Pika kufitare në Bllancë midis Kosavës dhe Maqedonisë është bllokuar nga ana e kamionëve dhe autobuzave ku nuk lejohet kalimi i makinave. Një zyrtar i policisë deklaroi se kufiri është  bllokuar per makinat si pasojë e bllokadës së vendosur nga maqedonasit. Kjo pikë kufitare do të kalohet në këmbë. Dhjetra makina ishin bllokuar mbrëmë dhe

Pika kufitare në Bllancë midis Kosavës dhe Maqedonisë është bllokuar nga ana e kamionëve dhe autobuzave ku nuk lejohet kalimi i makinave.

Një zyrtar i policisë deklaroi se kufiri është  bllokuar per makinat si pasojë e bllokadës së vendosur nga maqedonasit. Kjo pikë kufitare do të kalohet në këmbë.

Dhjetra makina ishin bllokuar mbrëmë dhe kërkonin që të hapej rruga qe të kalonin.

Sekretarja e përgjithshme e MAKAMTRANS ka thënë se:”Qëllimi ynë është për të bllokuar plotësisht hyrjen dhe daljet  me kufirin e Kosovës në shenjë proteste duke kërkuar që të ulen palët të negociojnë dhe të ndërpriten këto pengesa, sepse ne transportuesit jemi të parët që ndjejmë pasojat”

/Adisa Sida/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar