Pianisti i Ri sot në liceun artistik

Pianisti i Ri sot në liceun artistik

“Pianisti i Ri”, vjen këtë vit në edicionin e tij 18-të, i cili ka qëllim dhe synim kryesor vlerësimin e talenteve të reja të muzikës. Në kuadër të këtij edicioni do të mbahet “Takimi 7-të Kombëtar i pianistëve për  kënaqësi” i organizuar nga EPTA-Albania. Ky takim ka si qëllim kryesor inkurajimin e fëmijëve që studiojnë

“Pianisti i Ri”, vjen këtë vit në edicionin e tij 18-të, i cili ka qëllim dhe synim kryesor vlerësimin e talenteve të reja të muzikës.

Në kuadër të këtij edicioni do të mbahet “Takimi 7-të Kombëtar i pianistëve për  kënaqësi” i organizuar nga EPTA-Albania.

Ky takim ka si qëllim kryesor inkurajimin e fëmijëve që studiojnë piano dhe u jep mundësinë atyre të performojnë në skenë përpara miqëve, mësuesve të tyre si dhe të ballafaqohen me bashkëmoshatarët.

Ky Koncert për pianistët e vegjël është iniciuar para 7 vjetësh nga mësueset veterane Nora Naçe dhe Donika Sinoimeri me qëllimin e vetëm të inkurajimin e pianistëve të rinj.

Fëmijët pjesëmarrës gjatë koncerti do të luajnë muzikë të përzgjedhur nga autorë të ndryshëm nga program i tyre Avrazi, Zadeja, Harapi, Dizdari, por dhe nga autorë të huaj si nga Mozart, Beethoven, Chopin, Cajkovski e tjerë.

Ky aktivitet do të nisë sot dhe do të vazhdojë deri 14 qershor në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja” ora 16.30.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar