Pezullohet përkohësisht zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Pezullohet përkohësisht zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia pezullojnë përkohësisht zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Për rrjedhojë, deri në shtator nuk do të ketë zhvillime në shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë dhe as krijimit të gjykatava të reja, siç pritej të ndodhte. Shkak për pezullimin janë bërë kriza qeveritare në Serbi, problemet e Kosovës me Ligjin për Amnistinë si

Kosova dhe Serbia pezullojnë përkohësisht zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Për rrjedhojë, deri në shtator nuk do të ketë zhvillime në shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë dhe as krijimit të gjykatava të reja, siç pritej të ndodhte.

Shkak për pezullimin janë bërë kriza qeveritare në Serbi, problemet e Kosovës me Ligjin për Amnistinë si dhe ngecja e palëve në bisedimet për energjitikën dhe telekomunikacionin. Pala serbe duhet që të dorëzojë në Bruksel qëndrimet e veta rreth draft-marrëveshjeve të propozuara për energjitikën dhe telekomunikacionin.

Kjo situatë ka çuar në bllokimin e arritjes së marrëveshjeve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, pritet që më 8 gusht lehtësuesit e bisedimeve të vendosin nëse palët do të takohen në nivel teknik edhe një herë para se të dy kryeministrat të takohen më 28 gusht.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar