Pezullohet ndërtimi i kishës, protesta në Komunën Qendër

Pezullohet ndërtimi i kishës, protesta në Komunën Qendër

Vendimi për të pezulluar ndërtimin e një kishe në komunën Qendër të Maqedonisë, ka shkaktuar reagimin e ashpër të disa OJQ-ve maqedonase dhe të qindra qytetarëve, të cilët kanë kërkuar përmes protestës rifillimin e punimeve. Protestat  e djeshme u zhvilluan përpara objektit të Komunës Qendër, ku një grup protestuesish hynë me forcë  brenda, duke ndërprerë

Vendimi për të pezulluar ndërtimin e një kishe në komunën Qendër të Maqedonisë, ka shkaktuar reagimin e ashpër të disa OJQ-ve maqedonase dhe të qindra qytetarëve, të cilët kanë kërkuar përmes protestës rifillimin e punimeve.

Protestat  e djeshme u zhvilluan përpara objektit të Komunës Qendër, ku një grup protestuesish hynë me forcë  brenda, duke ndërprerë mbledhjen e seancës së Këshillit Komunal, ku diskutohej pikërisht për këtë çështje. Demonstruesit i janë drejtuar Kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, me thirrjet: “Zhernovski-komunist!, Zhernovski anarkist! Kërkojmë dorëheqjen!”

Më herët Zhernovski deklaroi se nuk do zbrapset nga vendimi për pezullimin e ndërtimit të kishës. Mes të tjerash, ai tha se qytetarët që po protestojnë janë të manipuluar pasi protesta u zhvillua nga organizata joqeveritare “Veritas”.

Për të biseduar mbi gjendjen e krijuar, në ambientet e Komunës Qendër janë paraqitur ambasadori i SHBA-së, Paul Ëohlers dhe ai i Italisë, Fabio Kristiani. Wohlers dhe Kristiani janë takuar me kreun e komunës, Andrej Zhernovski, për të diskutuar mbi vendimin e tij për të pezulluar punimet për ndërtimin e kishës.

Përpara objektit përvec qytetarëve të Komunës Qendër, ishin edhe vëzhgues të Misionit të OSBE-së.  Sipas disa mediave maqedonase, në mesin e protestuesve janë edhe disa nga protestuesit që iu kundërvunë aktivistëve të opozitës, më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

 

 

/ Romina Qama /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar