Peza: Rama të shkojë në Beograd

0

Deputeti i PS për qarkun e Elbasanit u shpreh dje se incidenti i shënuar në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri nuk duhet të pengojë vizitën e Kryeminitrit Rama në Beograd.

“Duhet të shkojë në Beograd edhe për arsye se ne nuk e përziejmë politikën me sportin dhe ky duhet të jetë treguesi që politika është e ndarë nga sporti, pavarësisht se në Beograd po përpiqen që ta politizojnë një çështje krejt sportive.” u shpreh Peza i pyetut në lidhje me këtë çështje.

Pas anullimit njëherë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, protokollet e të dyja qeverive kanë vendosur që kjo vizitë të bëhet më 22 tetor.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here