Petkoviç u kërkon falje tifozëve pas humbjes së thellë

Petkoviç u kërkon falje tifozëve pas humbjes së thellë

Trajneri i Lazios, pas humbjes së thellë në ndeshjen për superkupën e Italisë 4-0 ndaj Juventusit, i ka kërkuar falje tifozërisë së Lazios. “Ishte një kolaps psikologjik dhe me këtë errësirë ne pranuam dy gola të tjerë të shpejtë. Juve nuk krijoi shumë deri në golin e dytë. Ne pranuam një gol të shmangshëm nga

Trajneri i Lazios, pas humbjes së thellë në ndeshjen për superkupën e Italisë 4-0 ndaj Juventusit, i ka kërkuar falje tifozërisë së Lazios.

“Ishte një kolaps psikologjik dhe me këtë errësirë ne pranuam dy gola të tjerë të shpejtë. Juve nuk krijoi shumë deri në golin e dytë. Ne pranuam një gol të shmangshëm nga një goditje e lirë e dyshimtë dhe Juve ishte i mençur. Ata meritojnë lëvdata për këtë”, tha Petkoviç në fjalën e tij.
Ai vazhdoi më tej duke thënë: “Ne sigurisht do të duhet të kthehemi sërish në fushë. Ne u përpoqëm ta bëjmë këtë pasi fituam finalen e Kupës së Italisë dhe duhet ta bëjmë këtë sërish. Ne mbase kishim pak vetëbesim kundër një skuadre të shkëlqyeshme si Juventusi, kur nuk ishim 100 për qind në formë”.
Ndër të tjera ai tha: “Ne duhet të shikojmë mbi veten dhe të gjejmë gabimet, duke filluar nga unë, pasi për ne udhëtimi i ri fillon sot. Edhe pas një disfate si kjo, ne duhet të tregojmë karakterin tonë dhe të kthehemi në rrugën e duhur”.
“Gjithmonë është vështirë të pësosh me më shumë se dy gola, por ne vërtet jemi të gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit kundër Udineses. Ne u kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit. Ne duhet ta kthejmë gjethen në anën tjetër dhe të ecim përpara”, ka thënë Petkovic.
/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar