Peshku, ilaçi magjik!

Peshku, ilaçi magjik!

Studimet e fundit paralajmërojnë se peshku duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Vitaminat dhe proteinat e tij të rralla, të cilat nuk gjenden në asnjë produkt tjetër ushqimor, janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Këto substanca luajnë një rol shumë  të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Më i

Studimet e fundit paralajmërojnë se peshku duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Vitaminat dhe proteinat e tij të rralla, të cilat nuk gjenden në asnjë produkt tjetër ushqimor, janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Këto substanca luajnë një rol shumë  të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Më i miri është merluci, që përmban pak yndyra omega-3, por edhe përqendrim më të ulët të mërkurit.

Nuk duhen harruar  edhe elemente si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri dhe seleniumi. Tek peshku gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe kundër rakitizmit te fëmijët, dhe vitaminat B, B2, B6 dhe B12.

Peshku përmban edhe kalcium, fosfor dhe jod, shumw  i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes. Vitaminat dhe proteinat e tij janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar