Përshkallëzohen protestat në Ukrainë, 3 të vdekur

Tre viktima janë shënuar nga përplasja më e fundit e forcave qeveritare dhe protestuesve proevropianë në Ukrainë, në përpjekje për të larguar një kamp të ngritur nga demonstruesit. Autoritet ukrainase dhe Rusia thonë se situata po del jashtë kontrollit. Ajo që i druhej lideri i opozitës, Vitali Klitschko, se mund të ketë luftë, duket se

Tre viktima janë shënuar nga përplasja më e fundit e forcave qeveritare dhe protestuesve proevropianë në Ukrainë, në përpjekje për të larguar një kamp të ngritur nga demonstruesit.

Autoritet ukrainase dhe Rusia thonë se situata po del jashtë kontrollit. Ajo që i druhej lideri i opozitës, Vitali Klitschko, se mund të ketë luftë, duket se po kthehet në realitet.

Dy prej viktimave janë qëlluar me armë, bëri të ditur Prokuroria. Një i tretë mendohet se gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një lartësi prej 13 metrash. Ai po ndiqej nga policia pasi kishte hedhur në drejtim të tyre koktejle molotov.

Opozita dhe qeveria kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën. Protestat në Ukrainë u ndezën pas një përpjekje të qeverisë për të kaluar një ligj për kriminalizimin e protestës.

/Objektiv.al/

2

3

4

5

6

7

8

9

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar