Bashkë mbas 20 vitesh, familja nga Kosova pret shqiptarët e Durrësit pas tërmetit

0

Pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i ndodhur në 26 nëntor, familja Kazanxhi ka fituar një ndjesi qetësie. Mbas gjithë kësaj tragjedie të  ndodhur në  qytetin e Durrësit,  ata kanë një shtëpi të dytë në Kosovë, tek familja Qorraj.

Dy familjet janë njohur para 20 viteve, gjatë kohës së luftës të ndodhur në qytetin e Kosovës, ku familja Qorraj u strehua për një periudhë kohe tek familja Kazanxhi.


Mihal Kazanxhi thotë se jane miq shumë të vjetër, duke u shprehur: “Na morën në telefon dhe na thanë se e kemi parë çfarë ju ka ndodhur, në cfarë kushtesh e momente te vështira jeni dhe na ftuan të ikinim menjeherë në fshatin Carabreg në Deçan të Kosovës”.

Ndërkohë e shoqja e tij, Yllka, shprehet se natën e kanë kaluar jashtë mureve të shtepisë në të ftohtin e acartë, ku  edhe ato pak çaste që mbyllnin sytë ishin në ankth nga momenti në moment duke pritur se çfarë do të ndodhte me jetët e tyre.


Zelfia, zonja e familjes Qorraj duke e përqafuar Yllkën kujton çastet e vështira gjatë kohës së luftës, ku fatmirësisht patën mbështetjen e madhe të familjes Kazanxhi.  “Na kanë strehuar për një periudhë të  gjatë dhe sado vitet kaluan miqësia jonë,  si nga ana e atyre dhe e jona gjithashtu, ende nuk është harruar.”, tregon Zelfie Qorraj për “Lapsi.al”.

Arbër Tushe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here