Përse duhet të notojmë? Ja gjashtë arsye

Përse duhet të notojmë? Ja gjashtë arsye

Sporti më i mirë për cdo verë pa diskutim është  noti. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës. Sporti garanton aventurë, fitness dhe argëtim duke thyer kështu rutinën e jetës suaj të përditshme.  1. Forcon

Sporti më i mirë për cdo verë pa diskutim është  noti. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.

Sporti garanton aventurë, fitness dhe argëtim duke thyer kështu rutinën e jetës suaj të përditshme.

 1. Forcon zemrën

Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ndërsa ushtrimet e tjera do të ishin më specifike në nivele më fillestare, si të vrapuarit apo çiklizmi, noti përbën sportin më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Kështu pas tij do të ndiheshit më aktiv dhe energjik.

 2. Balancon peshën

Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera.

 3. Rrit fleksibilitetin

Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

4. Sport jetëgjatë

Notarët kanë probabilitet që të ushtrojnë sportin e notit më shumë se ç’mund të përballonin sporte dhe aktivitete të tjera fizike. Me përdorimin e teknikave të duhura dhe të përshtatshme një notarë do të ishte në gjendje të stërvitej në kohë më të gjatë sesa po të merrej me të tjera aktivitete, siç mund të ishte për shembull vrapi. Ndaj sporti i notit do të ishte një sugjerim i mirë për ata që duan të ushtrojnë aktivitete fizike për një kohë më të gjatë.

 5. Më shumë aventurë

Nëse të gjithë e presim verën me shumë dëshirë një ndër arsyet është pikërisht të notuarit. Sigurisht që noti konsiderohet një ndër sportet më me aventurë. Nëse nuk do të mundnit të kalonit ca ditë pushimesh në qytetin bregdetar më të afërt do të sugjerohej edhe të notuarit në pishinat më të afërta të qytetit. Kështu do të kishit mundësi të eksploronit kënaqësinë dhe aventurën që të ofron qoftë edhe një sipërfaqe e vogël ujore.

 6. Ndihmon në humbje peshe

“Njerëzit të cilët notojnë aq shumë sa ndiejnë lodhje aq sa duket se u “mbaron” fryma, në fakt kanë humbur kalori dhe peshë njëkohësisht”, thotë Jane Moore,  fizikant dhe notarë aktiv nga Tacoma, Washington. “Çelësi kryesor është vetëm t’i japësh vetes pak force”. Kështu me pak vullnet sporti i notit do të ndihmonte në mënyrën më efikase në reduktimin e kileve të tepërta.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar