Përplasja Trump- CNN, ndëshkohet gazetari

Rrjeti kabllor televiziv,CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit, Jim Acosta, të kësaj kompanie në Shtëpinë e Brdhë, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit. “ Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari

Rrjeti kabllor televiziv,CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit, Jim Acosta, të kësaj kompanie në Shtëpinë e Brdhë, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit.

“ Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN më 13 nëntor.

 

“ Ndonëse padia specifike është për CNN-in dhe Acostan, kjo mund t’i kishte ndodhur secilit. Nëse mbeten të pasfiduar, hapat e Shtëpisë së Bardhë do të krijonin një efekt të rrezikshëm për secilin gazetar që mbulon zyrtarët tanë të zgjedhur” tha rrjeti televiziv CNN.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mediat amerikane duke i cilësuar dhe disa prej tyre si “ armiq të popullit amerikan”.

Shtëpia e Bardhë i ka pezulluar Acostas kredencialet pasi ai dhe Trump kanë pasur përballje të ashpër verbale gjatë konferencës  për zgjedhjen e Kongresit amerikan më 7 nëntor të po këtij viti.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “ Acosta ka vendosur duart drejt një gruaje të re që ka qenë duke bërë punën e saj si praktikante” si dhe i ka cilësuar veprat e tij “ plotësisht të papranueshme”.

Përmes një postimi në Twitter Acosta tha se pretendimet e sekretares janë gënjeshtra.

Panorama.al

\J.Spaho\

 

perplasja-trump-cnn

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar