Përplaset ambulanca, një i vdekur

0

Përplasja e një ambulance me një makinë tip “Audi” shkaktoi vdekjen e një 60-vjeçari mesditën e sotme në Milot.

Policia bën të ditur se Preng Momli, drejtuesi i autoveturës, ka humbur jetën, ndërsa është plagosur shoferi i ambulancës dhe një paciente që ndodhej në të.

Mësohet se “Audi” i ka prerë rrugën autoambulancës, duke shkaktuar edhe përplasjen fatale.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here