Përplasen motorët, vdes një person dhe plagoset tjetri

Përplasen motorët, vdes një person dhe plagoset tjetri

Një 70-vjeçar mbeti i vdekur dhe një tjetër person u plagos dje në Shkodër nga përplasja e dy motorrëve me njëri-tjetrin. Sipas policisë së qarkut të Shkodrës, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Baks-Rrjoll, Velipojë, ku humbi jetën 70 vjeçari Kolë Molla dhe u plagos rëndë 28 vjeçari Eduart Gjeka, të dy banues të zonës. Ata

Një 70-vjeçar mbeti i vdekur dhe një tjetër person u plagos dje në Shkodër nga përplasja e dy motorrëve me njëri-tjetrin.

Sipas policisë së qarkut të Shkodrës, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Baks-Rrjoll, Velipojë, ku humbi jetën 70 vjeçari Kolë Molla dhe u plagos rëndë 28 vjeçari Eduart Gjeka, të dy banues të zonës.

Ata po udhëtonin me mjetet e tyre motorçikleta tip Yamaha pa targa, teksa janë përplasur fortë  me njëri-tjetrin. Si pasojë shtetasi Molla gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse Gjeka ka marrë demtime në kokë dhe këmbë.

Ky i fundit më pas është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jëtën. Policia e Shkodrës ende nuk ka një burim bazë për shkakun e katij aksidenti vdekjeprures.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar