Përmet, antidroga asgjeson 220 rrënjë kanabis

Policia e shtetit vijon me operacionet antidrogë, për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike. Pas operacionit te djeshëm në Tepelenë, ku u asgjesuan mbi 11 800 rrënjë kanabis, sot operacioni vazhdon në fshatrat e Përmetit. Nga operacioni u asgjesuan 220 rrënjë kanabis të mbjella në dy parcela. Bimët narkotike u asgjesuan në fshatin Limaj, ndërkohë

Policia e shtetit vijon me operacionet antidrogë, për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike.

Pas operacionit te djeshëm në Tepelenë, ku u asgjesuan mbi 11 800 rrënjë kanabis, sot operacioni vazhdon në fshatrat e Përmetit.

Nga operacioni u asgjesuan 220 rrënjë kanabis të mbjella në dy parcela. Bimët narkotike u asgjesuan në fshatin Limaj, ndërkohë policia po merret me identifikimin e kultivuesve të saj.

Operacioni është zhvilluar edhe në Shkodër, ku policia gjeti 118 rrënjë kanabis në fshatin Pentar. Gjithashtu në fshatin Midhë, komunën Qelëz në Pukë u gjetën 13 parcela me hashash të cilat u shkatërruan.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar