Përleshje para parlamentit në Bullgari

Përleshje mes policisë e qindra protestuesve në Sofje,  pasi këta të fundit kishin bllokuar hyrjen në Parlament duke mos lejuar daljen e deputetëve. Protestuesit thërritën “dorëheqje” dhe “mafia”. Nga përleshjet u plagosën të paktën 7 protestues dhe dy policë. Protesta e mbrëmshme shënonte ditën e 40-të rradhazi të manifestimeve anti-qeveri në Bullgari, që vlerësohet se

Përleshje mes policisë e qindra protestuesve në Sofje,  pasi këta të fundit kishin bllokuar hyrjen në Parlament duke mos lejuar daljen e deputetëve. Protestuesit thërritën “dorëheqje” dhe “mafia”.

Nga përleshjet u plagosën të paktën 7 protestues dhe dy policë. Protesta e mbrëmshme shënonte ditën e 40-të rradhazi të manifestimeve anti-qeveri në Bullgari, që vlerësohet se është më i varfëri në Bashkimin Evropian. Mijëra njerëz po kërkojnë që qeveria e re e udhëhequr nga socialistët të paraqesë dorëheqje.

Në mesin e çështjeve që ata theksojnë janë nominimi i një magnati të mediave për shef të sigurisë, duke thënë se kjo tregon për shkallë të lartë të korrupsionit në institucionet e shtetit. Më vonë nominimi ishte tërhequr, por protestuesit kanë vazhduar të kërkojnë reforma të shpejta për ta çrrënjosur korrupsionin dhe për ta luftuar varfërinë.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar