Përkujtohet masakra e Srebrenicës

Përkujtohet masakra e Srebrenicës

Janë me mijrëra personat që po i drejtohen sot Srebrenicës për të marrë pjesë në 18-vjetorin e masakrës së vitit 1995. Me 11 korrik te vitit 1995, trupat serbe të Bosnjes hynë në enklaven e mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë dhe vranë mbi 8 mijë myslimane. Masakra e Srebrenicës, ndodhi më 11-18 korrik 1995, dhe

Janë me mijrëra personat që po i drejtohen sot Srebrenicës për të marrë pjesë në 18-vjetorin e masakrës së vitit 1995.

Me 11 korrik te vitit 1995, trupat serbe të Bosnjes hynë në enklaven e mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë dhe vranë mbi 8 mijë myslimane.

Masakra e Srebrenicës, ndodhi më 11-18 korrik 1995, dhe konsiderohet si  një nga maskarat më tronditëse të luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Serbrenica ndodhet në territorin e Republikës Serbe të Bosnjes, ishte një vend me shumicë myslimane në Bosnjen Lindore të kontrolluar nga serbët.

Që prej tre vjetësh ai ishte nën rrethim edhe pse ishte shpallur zonë nën mbrojtjen e OKB-së.

Në masakër morën pjesë edhe milicë të njohur për egërsinë e tyre, si çetnikët e Vojislav Shesheljit (lideri i PartisëUltranacionaliste Serbe) si edhe të ashtuquajturit “tigrat” e komandantit Arkan, personazhi enigmatik i vrarë në janar të vitit 2000 në Beograd, në një përleshje të mundshme bandash rivale.

Pas rënies së Srebrenicës, të 40 000 banorët iu drejtuan bazës së Unprofor-it në Potocari.

Rreth 7 000 prej tyre arritën të futen në bazë, që ruhej nga rreth 100 kaska blu holandeze, të cilat duhej të ruanin qytetin, i deklaruar zonë e mbrojtur nga OKB-ja, të tjerët mbetën jashtë.

Me mbërritjen e papritur të serbëve, kaskat blu nuk e mbrojtën popullsinë dhe tregojnë paaftësi të plotë, ndërsa Mladiçi ndan gratë dhe fëmijët nga meshkujt, të cilët sipas të mbijetuarve u masakruan.

Kufomat u futën në varre të përbashkëta. Deri tani janë varrosur rreth 4 000 kufoma. Edhe sot, mijëra persona rezultojnë të humbur.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar