Përkrahësit e Morsit, paralajmërojnë protesta të reja

Përkrahësit e Morsit, paralajmërojnë  protesta të reja

Përkrahësit e e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi kanë filluar sot organizimin e protestave të reja. Demonstruesit kërkojnë rivendosjen e zotit Morsi, presidentit të pare të zgjedhur të Egjiptit i cili u hoq nga ushtria muajin e kaluar ndërkaq që qeveria e përkohshme ka paralajmëruar shpërndarjen e protestave. Këto protesta vijnë pasi Uashingtoni ka

Përkrahësit e e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi kanë filluar sot organizimin e protestave të reja.

Demonstruesit kërkojnë rivendosjen e zotit Morsi, presidentit të pare të zgjedhur të Egjiptit i cili u hoq nga ushtria muajin e kaluar ndërkaq që qeveria e përkohshme ka paralajmëruar shpërndarjen e protestave.

Këto protesta vijnë pasi Uashingtoni ka mbështetur ushtrinë egjiptiane dhe ndërhyrjen e saj për rrëzimin e Morsit. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha dje se ushtria po rivendoste demokracinë kur hoqi nga pushteti zotin Morsi.

Kerry  u shpreh për mediat palestineze se ushtrisë egjiptiane “iu kërkua të ndërhynte mga miliona e miliona njerëz, të cilët ishin të shqetësuar për për rënien në kaos.” Ai tha se nuk ka prova se ushtria ka marr kontrollin e vendit.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po i bëjnë thirrje Egjiptit të mos përdorë dhunën për shpërndarjen e demostratave që mund të rinisin.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar