Përgjumja: shkaqet dhe zgjidhjet

0

Përgjumja mund të jetë vërtet e bezdisshme, sidomos gjatë ditës, pasdite apo kur është e vazhduar. Ndonjëherë na ndalon që të bëjmë punët tona siç duhet dhe na bën të ndihemi keq, sepse duket sikur zgjat gjithë kohën dhe ndodh menjëherë, sidomos pas të ngrënit. Rrezıkon  përqendrimin tonë e nuk na lejon të vemë në punë gjithë kapacitetin intelektual. Na jep një ndjenjë lodhjeje që sidomos në ndërrimet e stinëve mund të jetë e vazhdueshme? Cilat janë shkaqet? Cilat janë mënyrat për ta shmangur?

Shkaqet

Shkaqet e përgjumjes mund të jenë shpesh të thjeshta dhe të lidhur me stresin që kalojmë gjatë ditës. Është sikur truri të zgjedhë të bëjë një pushim për t’i bërë ballë ngarkesës së madhe të punës. Herë të tjera mund të ndodhemi përballë një sinjali që tregon patologji  më të rënda. Mes këtyre duhet përmendur diabeti, hipertiroidet, forma të ndryshme të anemisë, probleme  me frymëmarrjen dhe veshkat.

Përgjumja mund të shkaktohet edhe nga probleme të ndryshme hormonale dhe metabolike, sidomos në ndryshimet e stinëve, kur jemi më të ndikueshëm nga klima dhe temperatura. Megjithatë, në bazë të saj mund të jenë edhe shkaqet psikologjike, si depresioni apo një cilësi e keqe e gjumit. Edhe stili i çrregullt i jetës shpesh mund të ketë rezultate të tilla.

Zgjidhjet

Është e vështirë të thuhet se cilat mund të jenë zgjidhjet për përgjumjen. Nëse gjatë shtatzanisë mund të jetë e pranueshme për shkak të ndryshimeve hormonale, në raste të tjera është e nevojshme t’i drejtohemi një konsulte mjekësore, që mund të tregojë edhe sëmundjen e mundshme që mund të jetë në bazë të shqetësimit.

Nëse problemi  vazhdon, mund t’i nënshtroheni një studimi neurofiziologjik të gjumit. Në të përdoren elektroda specifike që çojnë në një monitorim të fazave të gjumit në kohëzgjatjen e 24 orëve.

Nëse gjendet baza e problemit, mund të procedohet me një kurë që zakonisht janë ilaçe që veprojnë si neurotransmetues të hipotalamusit. Nëse bëhet fjalë për një problem të përkohshëm, mund të përdorim edhe qetësues natyralë, ndoshta duke përdorur ushqime stimulues si çokollata apo kafeja. Nuk duhet harruar se magnezi, propolisi, acidi folik dhe xhinsengu ndihmojnë në tejkalimin e ndjenjës së lodhjes dhe ngrenë humorin.

 

Ndonjëherë është e rëndësishme të shtohet konsumi i frutave dhe perimeve duke nisur që në mëngjes me një dozë të mirë të karbohidrateve dhe sheqernave, për të pasur më shumë energji për të shpenzuar gjatë ditës. Sidoqoftë nuk duhen harruar ushtrimet e rregullta  fizike.

 

/Borana Belegu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here