Grekët përgëzojnë artistet shqiptare

0

Yjet botërore shqiptare tashmë janë bërë pjesë e një shkrimi në revisten e njohur “Athens Voice”. Shkrimi i publikuar titullohej “Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria” . Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora janë përgëzuar për talentin e tyre dhe për suksesin e merituar.

Edhe pse disi e çuditshme grekët na surprizuan, pasi shpesh në shkrimet e tyre ne nuk lexojmë gjë tjetër veç ofendimeve dhe fyerjeve që bëhen kundrejt shqiptarëve.

Vetë ata e pranojnë se çfarë paragjykimi bëhet kundrejt nesh “Le të jemi të sinqertë . Jetojmë në një shtet që, edhe pse takojmë shumë njerëz me rrënjë shqiptare,  shpesh herë trajtohen në mënyrë të tillë që ndjejnë nevojën për të fshehur origjinën e tyre. Kjo është një cilësi e grekëve.”

Në shkrimin e revistës “Athens Voice”  flitet për origjinën e këngëtareve, jetën, talentin, suksesin dhe fillimet e tyre në tregun ndërkombëtar por gjithashtu theksohet edhe se sa krenare janë për origjinën e tyre.

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur.”-  me këtë fjali e përfundon revista greke shkrimin e saj.

P. Barjamllari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here