Përgatitjet e fundit për vizitën e Papës; Ja plani top sekret i Vatikanit

0

Vizita e Papës në Tiranë ka sjellë rritjen e forcave të sigurisë pwr të dielën e 21 shtatorit. Rreth 100 agjendë të shërbimeve sekrete të Vatikanit dhe Italisë, ndërkohë që institucionet shqiptare të sigurisë ka forcuar masat duke angazhuar një rekord punonjësish që do të garantojnë sigurinë e Papës në 10 orët që do të gjendet në tokën shqiptare.

 Plani top sekret për sigurinë e vizitës së Papës

Burime nga forcat e sigurisë bëjnë me dije se prej ditësh në pikat kufitare ajërore, tokësore dhe detare janë skanuar hyrjet dhe dalje e personave që mbaheshin nën vëzhgim, ku rezulton se situata është nën kontroll. Po ashtu tarracat e pallateve përgjatë gjithë bulevardeve kryesore janë nën vëzhgim të rreptë po ashtu edhe tarracat me pamje nga altari. Burimet bëjnë me dije se masat e sigurisë të ndërmarra janë të ngjashme me masat e sigurisë të ndërmarra për ardhjen e presidentit amerikan Xhorxh Bush në vitin 2010. Rreth 100 agjentë kanë mbërritur nga Vatikani, të cilët do bëjnë të gjithë mbikqyrjen e kontroll për mbledhje të infornacioneve në çdo rast. Po ashtu burimet pohuan një tjetër element, atë të lëvizjes së agjentëve civilë me mjete të ndryshme në të gjithë  akset që lidhin rrugët me bulevardin kryesor, për të mbledhur informacioneve rreth personave të ndryshëm dhe pët t’ia raportuar dhe analizuar mw pas ato në selinë qëndrore të Vatikanit. Nga të dhënat e deritanishme nuk ka ndonjë rrezik për zhvillimin e këtij aktiviteti.

 

Masat e sigurisë nga pala shqiptare

Kreu i qeverisë ka ngarkuan Ministrinë e Punëve të Brendshme për mbarvatjen e sigurisë gjatë vizitës së Papës, kjo e fundit ka caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë si drejtues  të operacionit. Sipas një njoftimi për shtyp u konfirmuan se helikopterët, snajperët, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe mijëra punonjës sigurie do të jenë në gadishmëri. Janë ndërmarrë masa të gjithanëshme që nga Pikat e Kalimit Kufitar e deri në brendësi të terrritorit dhe do të ketë kontrolle të shumta policore në të gjitha akset rrugore si dhe në të gjithë pikat hyrëse në kryeqytet. Në të gjithë sipërfaqen e shehsit “ Skëndërbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit “ dhe sheshin “Nënë Tereza” janë të vendosura 27 pika kontrolli ku do të bëhet kontrolli i të gjithë pjesmarrëve në ceremoni. U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve të kalojnë përmes të gjithë këtyre pikave të kontrollit dhe nëse do të tentojnë të kalojnë jashtë tyre do të shoqërohen në kamiosariatet e policisë. Personat që do të marrin pjesë në ceremoni përmes ftesave bashakangjitur duhet të kenë edhe kartat e identitetit. Qytetarët të cilët do të marrin pjesë në ceremoni u këshillohet të evitojnë veshje të rënda pasi policia do të bëjë edhe kontrolle trupore. Nuk lejohet mbajtja e shisgheve të qelqit, port ë shisheve plastike.

policia-rrugore-610x321

Policia-Shqiptare1

f1_06papa1373297683

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here